SHPËRNDAJE

Barcelona dhe Real Madrid kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey.

Madrilenët kaluan të parët në epërsi me golin e Lucas në minutën e gjashtë të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Malcom në minutën e 57-të të ndeshjes pas një tollovie në zonën madrilene.

Ndeshja e kthimit në Santiago Bernabeu do të zhvillohet me 27 shkurt ku edhe do të vendoset finalisti.