SHPËRNDAJE

Në bazë të një studimi të fundit është vënë re se të moshuarit që kanë çregullime gjatë gjumit, janë më të prekur nga harresa, krahasuar me ata që bëjnë një gjumë më të plotë.

Një pushim i plotë dhe një gjumë i thellë i mbron të moshuarit nga rreziku i harresës. Ky fakt është arritur nga një studim i botuar në revistën “Neurology”, studim i drejtuar nga Rebecca Gelber e VA Pacific Islands Health Care System në Honolulu, Hawaii. Gjatë studimit, ekspertët mbajtën nën vëzhgim për disa vite një kampion prej 167 të moshuarish me moshë mesatare 80 vjeç.

Gjumi

Kërkuesit matën edhe sa orë gjumë të thellë bënin, ku rezultoi se ata persona që kishin çrregullime gjatë gjumit, ishin më të prekur nga harresa. Ky krahasim bëhet me ata që bënin një gjumë më të plotë dhe të qetë.