SHPËRNDAJE

Gjumi

Një studim i kryer nga një ekip i ekspertëve nga Brandeis University në Massachusetts, del në përfundim që studentët nëse duan të jenë të suksesshëm në universitet duhet të flenë më shumë dhe të mos pinë shumë kafe.

Studiuesit besojnë se neuronet e kujtesës që janë përgjegjëse për konvertimin e kujtimeve afatshkurta në afatgjata, kanë efekt më të madh kur një person është në gjumë.

Gjumi është një proces shumë i rëndësishëm në konvertimin e kujtimeve afatshkurta në ato afatgjata, një proces i njohur i krijim i kujtesës, i cili akoma mbetet mister.