SHPËRNDAJE

Arritja e marrëveshjes për kodin telefonik të Kosovës, +383, ka bërë që menjëherë në mediet serbe të prononcohet i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuric.

Ai ka thënë se është mirë që Serbia nuk ka pranuar një marrëveshje që nuk është në interes të serbëve, por që ka arritur një marrëveshje që i përshtatet serbëve.

“Kjo marrëveshje ruan pronën komplete të ‘Telekom Srbija’, që mund të shihet në deklaratën e BE-së”, tha Gjuric.

Gjuric ka thënë më tej se të gjitha asetet janë transferuar në “MTS d.o.o” që do të operojë në Kosovë dhe është pronësi zyrtarisht në pronësi të MTS Telekom Serbia.

“Astetet e ‘Telekom Srbija’ janë zyrtarisht të ruajtura përgjithmonë, si stacioni bazë dhe çdo gjë tjetër. Ata (kosovarët) kanë dashur të rrëmbejnë asetet tona, ne nuk kemi pranuar. Kjo është një marrëveshje e rëndësishme, e sigurisht do të jetë positive në marrëdhëniet tona me Prishtinën dhe BE-në”, ka thënë Gjuric.

Ai shton se në të ardhmen, pas dy vitesh “Telekom Serbia” do të jetë në të gjithë territorin, pasi të shpallet tenderi, duke përmendur se edhe telefonia fikse do të jetë e vlefshme shumë në Kosovë. E periudha kalimtare, sipas Gjuricit, do të jetë deri në shpalljen e tenderit.