SHPËRNDAJE

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

E ky vendim ka ngjallur reagime të ashpra në Serbi.

Deklarata e Ramush Haradinajt dhe vendimi i Republikës së Shqipërisë për heqjen e kufirit tregojnë “natyrën e vërtetë dhe të lartë të regjimit në Prishtinë”, ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, shkruan Tanjug.

“Hapa të tillë janë ndërmarrë plotësisht ilegalisht dhe heqja e paralajmëruar e kufirit për muajin mars  do të përbënte një shkelje të rëndë të detyrimeve ndërkombëtare të Prishtinës me pasoja potencialisht të papritura”, tha Gjuriq.