SHPËRNDAJE

Kryetari i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! ka shprehur akuza të rënda në drejtim të qeverisë në kuadër të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit të Kosovës në lidhje me shfrytëzimin e rezervave shtetërore.

Ndër të tjera, gjatë një emisioni ai deklarua për shumë keqpërdorime të qeverisë Haradinaj, po ashtu u shpreh se qeveria kishte keqpërdorur gjysmë milioni euro në lidhje me manifestimin e shënimit të përvjetorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeu.

Sipas tij, manipulime dhe keqpërdorime janë bërë, madje edhe në emblemat e pavarsisë me çrast një e tillë kushton 40 cent, kurse është shënuar se ka kushtuar 5 euro.

Shpenzime nga më të ndryshmet, janë përmendur edhe keqpërdorimet e Bechtel-Enkas si dhe ato të përvjetorit të Skënderbeut.

Ai po ashtu ka folur për ndarjet nga Lëvizja Vetëvendosje gjë që nuk ka lënë pa shkaktuar debat dhe polemikë në taborrin e PSD-së në lidhje me zemrën dhe zorrën qorre.

Konjufca: Vetëvendosjes kurrë nuk i ka ik zemra

Glauk Konjufca i kundërpërgjigjet Frashë Krasniqit: Vetëvendosjes nuk i ka ik zemra, por e ka heq zorrën qorre

Gepostet von Fidan Jupolli am Mittwoch, 13. März 2019