SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është futbollisti më i pasur në botë, sipas goal.com. Portugezi tashmë ka kaluar edhe yllin argjentinas Lionel Messi.

Pasuria e portugezit është 148 milionë €, 2 milionë më shumë se sa rivali i tij i përjetshëm Messi.

Pasuria e Ronaldo-s është rritur shumë në 12 muajt e fundit, pasi paraqitjeve të mira që ka pasur me Real Madrid-in dhe kombëtaren e Portugalisë.

Në top 5-she hyjnë Samuel Eto’o i Chelsea-s, Wayne Rooney i Manchester United-it dhe Leite Kaka i Milan-it.

Lista e 10 futbollistëve më të pasur:

1. Cristiano Ronaldo / Real Madrid – 148 milionë
2. Lionel Messi / Barcelona – 146
3. Samuel Eto’o / Chelsea – 85
4. Wayne Rooney / Manchester United – 84
5. Kaká – Milan / 82
6. Neymar / Barcelona – 80
7. Ronaldinho / Atlético Mineiro – 78
8. Zlatan Ibrahimoviq / Paris St-Germain – 69
9. Gianluigi Buffon / Juventus – 63
10. Thierry Henry / New York Red Bulls – 57.