SHPËRNDAJE

Gjatë qëndrimit të tij në Komunën e Bujanocit Ambasadori i SHBA- së i akredituar në Beograd, Anthony Godfrey ka thënë se “sa i përket zhvillimit ekonomik në Komunën e Bujanocit është i njoftuar se ka ngecje dhe se është e nevojshme të ketë investime serioze, por për një gjë të tillë nevojitet stabilitet dhe siguri më afatgjate që mund të nxisë investitorë në këtë drejtim” ka thënë Godfrey.

Sipas tij, Qeveria të cilën e përfaqëson përkrah përkushtimin që Jugu i Serbisë të jetë rajon stabil dhe i sigurtë, sepse në këtë mënyrë mund të arrihet përparim në shumë fusha.

Ambasadori i SHBA-së i akredituar në Beograd pas takimit me kryetarin e Komunës, Shaip Kamberin ka përshëndetur iniciativën për unifikim të faktorit politik për pjesëmarrje në zgjedhjet Parlamentare.

Siç u tha pas takimit, edhe njohja e diplomave të shqiptarëve, sikurse edhe problemet në arsim në gjuhën shqipe,  kanë qenë ndër temat që është biseduar gjatë qëndrimit të Ambasadorit në Bujanoc.

Ambasadori Godfrey pas emrimit në postin e diplomatit Amerikan në Serbi, për herë të parë ka vizituar Jugun e Serbisë, gjegjësisht Komunën e Bujanocit me ç’rast ka  vizituar edhe Këndin Amerikan për tu njohur më afër me funksionimin e tij. /presheva.com/