SHPËRNDAJE

 

Reperi i njohur Gold AG është shumë i kërkuar nga publiku shqiptar, njëherësh edhe është vlerësuar shpesh për këngët e tij.
Së fundmi, ai është mirëpritur në ambientet e Ministrisë së Kulturës, nga zëvendësministrja e re Burbuqe Bakia Deva.

 

Në mbishkrimin e fotografisë, reperi ka uruar këtë të fundit për postin e ri.

“Sot në një takim me zv.ministren e kulturës,rinisë dhe sportit znj. Burbuqe Bakia Deva.I dëshiroj suksese në postin e ri, dhe e përgëzoj për dëshirën dhe vullnetin që ka në përkrahje të artit dhe të artistëve në përgjithësi.Kemi nevojë që të kemi mbështetje nga kjo ministri dhe me zemër e uroj për postin dhe i priftë e mbara në punë”(sic), ka shkruar Gold AG.

/presheva.com