SHPËRNDAJE

Reperi i njohur Gold AG është emri i shumë pëlqyer nga mijëra fansa të muzikës së tij.

Përveç projekteve dhe koncerteve të shumta, ai nuk përton që të jetë pjesë edhe e befasive të ndryshme.

Kujtojmë që kohë më parë, i njëjti kishte udhëtuar në Itali për të befasuar një prej fansave të tij më të zjarrtë për ditëlindje.

Një gjë të tillë afërsisht e ka bërë edhe së fundmi, duke u bërë befasia e një çifti në dasmën e tyre.

Reperi ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, në të cilën shfaq momentin kur kjo befasi e këndshme u realizua.

Gold AG ka interpretuar për çiftin disa prej këngëve të tij më të njohura, dhe ata nuk ishin aspak të vetëdijshëm që ai do të ishte prezent në natën e tyre më të rëndësishme.

View this post on Instagram

SURPRIZË ❤️ DASËM 🔥

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on