SHPËRNDAJE

Mbrëmë janë zhvilluar pesë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Golden State Warriors ëpo vazhdon me sukses të shfaqet edhe në kampionat dhe është në rrugë të mirë për të mbrojtur titullin e kampionit në NBA.

“Luftëtarët” kanë shënuar fitore si mysafirë në Bankers Life Fieldhouse kundër Indiana Pacers me rezultat 132:100.
Kampionët ishin fantastik gjatë gjithë ndeshjes dhe në asnjë çerek nuk i lejuan vendasit të tregonin superioritet ndaj tyre.
Basketbollisti më efikas te triumfuesit ishte Stephen Curry me 26 pikë ndërsa katër më pak i shtoi edhe DeMarcus Cousins.

Te ‘paqësorët’ më i miri në parket ishte Myles Turner me 16 pikë gjersa Bojan Bogdanovic shtoi 15 sosh.
Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej 36 fitoreve dhe 14 humbjeve ndërsa për Indianën ishte pësimi 17 kundrejt 32 triumfeve.
Ndryshe, Warriors në takimin e radhës do të luajnë kundër Philadelphia 76ers gjersa Pacers do të ballafaqohen me Washington Wizards.