SHPËRNDAJE

Thonë që “legjendat nuk vdesin kurrë”, prandaj këtu po ju prezantojmë modelin më të famshëm të gjigantit gjerman Volkswagen, Golf I.
Ky Golf I GTI i vitit 1983 është i modifikuar dhe është duke u shitur në tregun gjerman me çmim prej 19 mijë euro, por nën kapak ai fsheh një surprizë, transmeton Koha.net.

Fuqia e motorit 1.8-litër është përforcuar në 600 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Përveç kësaj, ky Golf I vjen me ngjyrë të veçantë të eksterierit dhe rrotat “OZ Ultraleggera” të mëdha me ngjyrë të kuqe.

Për fund mbetet pyetja nëse ky model me të vërtetë vlen 19 mijë euro, kur me të njëjtën shifër mund të blini ndonjë veturë e cila ndoshta ka më pak kuajfuqi por më shumë kënaqësi gjatë vozitjes, si për shembull, BMW M3 E46…

golf1-2