SHPËRNDAJE

Njësiti i inxhinierëve të sigurisë së Google, u kanë kërkuar përdoruesve që ta përditësojnë menjëherë këtë shfletues, për t’i mbrojtur informatat nga kriminelët kibernetik. Mangësia që e shfrytëzonin hakerët, në versionin e Chrome për desktop, tashmë është evituar nga kompania dhe nuk mund të keqpërdoren më të dhënat private.

Eksploatimi kishte të bënte me një pjesë të Chrome të quajtur FileReader, që i mundëson softuerit të ketë qasje, në të dhënat e mbledhura nga ueb-faqet në kompjuterin e shfrytëzuesit. Deri më tani, Google nuk ka treguar për asnjë detaj tjetër, që t’ju pamundësojë hakerëve kopjimin e sistemit të ri të sigurisë.

“Duhet ta përditësoni Google Chrome menjëherë, madje në ktë minutë” ka shkruar shefi i ekipit të inxhinierëve të sigurisë, Justin Schuh në Twitter. Sipas tij, nuk do të bëhen të ditura hollësitë, sepse ende është duke u punuar në këtë sistem, që ka prekur një të tretën e sistemit softuerik të këtij gjiganti të kërkimit. Shfrytëzuesit mjafton të klikojnë në opsionin Ndihmë, nga shiriti i opsioneve dhe pastaj të zgjedhin About Chroome Google dhe gjithçka do të përfundojë menjëherë.