SHPËRNDAJE

Gotze

Liverpool është shumë pranë marrëveshjes me sulmuesin e Bayern Munichut, Mario Gotze.
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e dëshiron në skuadrën e tij sulmuesin e talentuar të Bayern Munichut, Mario Gotze, shkruan The Sun.

Klopp kishte punuar edhe në të kaluarën me Gotzen në Borussia Dortmund, ndërsa tashmë marrëveshja është shumë afër dhe ata mund të bëhen sërish bashkë.

Liverpool për shërbimet e gjermanit do të paguaj 27 milionë euro.