SHPËRNDAJE

Gratë e suksesit të Albanian Excellence realizuan takim pune me gratë e Preshevës që drejtojnë drejtoratin për zhvillim ekonomik, gratë që udhëheqin biznese të vogla dhe të mesme dhe gratë që merren me artizanate.

Në këtë takim u diskutua për bizneset me të cilat ato merren, modalitetet e shfrytëzimit dh ndihmesave përmes subvencioneve, motivi për të zhvilluar biznesin dhe të tjera.

Të pranishmet patën rastin që të dëgjojnë edhe përvojat nga shembull i grave të suksesit në sferën e biznesit në kuadër të Albanian Excellence, Havushe Bajrami e cila arriti të punësojë mbi 70 gra në grumbullimin e luleve për kompaninë që ajo drejton 99 LULE./presheva.com/