SHPËRNDAJE

Griezmann mund t’i thotë lamtumirë Atleticos së Madridit në afatin kalimtar të janarit.

Se Antoine Griezmann do të largohet nga Atletico Madridi në fund të edicionit kjo sipas mediave spanjolle as që diskutohet, por mundësitë janë shumë të mëdha që ai t’i thotë lamtumirë që në janar klubit madrilen.

Griezmann po kalon sezon dëshpërues, pas 11 ndeshjeve në të gjitha garat – ai ka shënuar vetëm 3 gola.

Foto e fundit ka ngjallur debat në Spanjë ku Griezmann u kap disi i distancuar nga shokët në momentin kur lojtarët po bënin foto ekipore.

Griezmann përfundimisht do të largohet nga Atletico, pasi ishte afër të bënte diçka të tillë edhe verës, por dënimi nga FIFA e detyroi lojtarin që të mos e lë në lloç klubin e Simeones.

Në janar, Diego Costa do të luajë për Los Colchoneros ndërsa Griezmann mund të befasojë me ndonjë transferim në Barcelonë, që insiston francezin, kurse edhe Reali i Zidane ka kohë që e monitoron nga afër situatën e tij.

Edhe Manchester Unitedi është duke insistuar për Grizmannin dhe “Djajtë e Kuq” janë të bindur se sezonin e ardhshëm francezi do të luajë në “Old Trafford”.