SHPËRNDAJE

Greta Koçi është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila prej shumë vitesh duket se është tërhequr nga kompeticionet muzikore në vend.

Për këtë arsye fansat e saj e kanë pyetur në aplikacionin Instagram ku ajo i ka lejuar t’i drejtojnë pyetje.

“Së pari për ju që i shihni festivalet janë argëtuese, por për ne që i këmi provuar është ‘strapacuese’. Gjithsesi mendoj së Shqipëria është ndër vendet e vetme ku bëhen akoma festival. Në botë bëhen ndarje çmimesh, vlerësim të këngëtarëve  dhe hiteve të tyre gjatë një viti. Tek ne edhe kur tentohet të bëhet kjo, nuk ka vlerësim të ndershëm. Ka konjuktura, intriga… nuk bëhen festivalet dhe garat që fituesi të dihet që më përpara se cili do të jetë, se është miku i këtij, i atij… Në art s’ka miq, s’ka hatër. Në art ka konkurim të ndershëm dhe vlerësim, për të gjithë artistët, që lodhen shumë për t’i dhënë të mirë këtij vendi” – ka shkruar këngëtarja duke lënë të kuptohet se mbase nuk do të marrë më pjesë në festival për shkak të pandershmërisë në konkurim.