SHPËRNDAJE

Griezmann

Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann dëshiron të transferohet te Chelsea
Antoine Griezmann mund të largohet nga Atletico Madrid në fund të këtij sezoni. Ylli francez dëshiron të transferohet në Premierligë nëse ndahet me ekipin nga La Liga.

Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, reprezentuesi i Francës këtë ua ka thënë miqve të tij të ngushtë.

Tash e disa kohë interesim për ish anëtarin e Real Sociedadit ka shfaqur Chelsea. Këta të fundit e shohin francezin si zëvendësim për Eden Hazardin i cili mund të largohet nga ekipi.,

Por, edhe Manchester United dhe Manchester City kanë shfaqur interesim për yllin e Atletico Madridit, i cili po shkëlqen në La Liga.