SHPËRNDAJE

Antoine Griezmann, ka komentuar humbjen 3-0 të pësuar kundër Juventus-it. Duke folur për “Sky Sport” ylli francez ka fajësuar së pari veten.

“Nuk kemi bërë ndeshjen që donim, nuk ka qenë një natë e bukur për ne. Ndihemi të gjithë në faj, unë i pari. Mendoj se Juventus ka qenë superiore në të gjitha nivelet në krahasim me ne.

Mbaj mend ndeshjen kundër Bayern Munich, të cilën e zgjidhëm pas pjesës së parë, por këtë herë ata kanë qenë superiorë”, deklaroi Griezmann pas humbjes.