SHPËRNDAJE

Griezmann

Antoine Griezmann, sulmuesi i Atletico Madridit, thotë se kartoni i kuq i Fernando Torresit vështirësoi punët në takim me Barcelonën në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

El Nino shënoi gol në pjesën e parë, por u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35-të duke lënë për më shumë se 50 minuta skuadrën e tij me një lojtar më pak në fushë.

Luis Suarez shënoi dy herë në pjesën e dytë për të përmbysur rezultatin dhe për të siguruar fitoren e Barçës.

“Sikurse në ndeshjet në ligë ne luajtëm mirë, por kartoni i kuq i vështirësoi shumë punët”.

“Po përballeshim me ekipin më të mirë në botë, provuam të përshtatemi, por nuk mundëm. Shpresoj të shënoj në ndeshjen e dytë që të ndihmoj Atleticon të kalojë tutje”, ka thënë pas ndeshjes francezi.