SHPËRNDAJE

Nga një postim i bërë nga Xharra, koment për Dukeshën e cila nuk vendosi aspak grim, filloi sherri mes Arbana Xharra dhe Selmës. E një gjë e tillë akoma nuk përfundoi, pasi që dyshja po i kundërpërgjigjet njëra-tjetrës, njëra përmendte grimin e tepruar që po i bën të njëjta fytyrat e të gjitha femrave, me adresën e njëjtë për t’u rregulluar, derisa tjetra përfitoi nga rasti për t’i përmendur operacionet plastike.

 

Tash së fundi, deputetja Xharra në llogarinë e saj Facebook ka shtuar edhe një status tjetër goditës për grimeren, me ç’rast thotë se do të ishte mirë që shteti t’i hapte arkën fiskale të Sellmës.