SHPËRNDAJE

 

Muajin që lam pas gripi i derrit ka marrë dy jetë njerzish në komunën e Gjilanit, kjo është konfrimuar nga Xhevat Demiri infektolog i cili ka shpjeguar se gripi i derrit ka marrë dy jetë njerëzish në Gjilan vetëm gjatë muajit të kaluar. Sipas tij gripi i derrit ende është i pranishëm në Gjilan dhe për pasoj kanë vdekur dy persona, ka thënë infektolog i cili një kohë të gjatë ishte edhe shef i repartit të infektologjisë. Demiri për mediat lokale ka thënë se, ka edhe raste të tjera të hospitalizuara në qendrën infektive në Prishtinë, por që janë jashtë rrezikut. Sipas tij influenca është sëmundje akute infektive e cila përhapet përmes rrugëve ajrore dhe karakterizohet me temperaturë, ethe, diare, skuqje e syve, kokëdhembje, dhembje e muskujve, ndryshime në lëkurë, rrjedhje nga hundët, dhembje fyti, kollitje, anoreksi dhe molisje. I sëmuri ka tendencë që të rrijë i shtrirë. Presheva.com ka kontaktuar mjekët në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc për raste të mundshme të infektimit nga gripi i derrit, por sipas tyre deri më sot nuk ka patur raste me simptome të tilla, ndërkohë që apleojnë tek popullata lokale të cilët udhëtojnë drejt komunës së Gjilanit dhe Kamenicës, të kenë kujdesë gjatë kontaktit me përsona të sëmurë, sepse kjo është sëmundje ngjitëse nëpërmjet kanaleve të ajrimit dhe se janë në dijeni për rastet e infektuara me gripin e derrit.