SHPËRNDAJE
Një grua është arrestuar pasi u kap me 5 orë të vjedhura Rolex, katër prej të cilave i fshehu brenda organit gjenital. Delajurea Brookens, 29 vjeçe, është akuzuar për vjedhjen e orëve që arrijnë në vlerën e 108 mijë dollarëve.
Gjithçka arriti ta merrte gjatë takimit me 46-vjeçarin Ramoz Diaz në një klub në Miami. Autoritetet kanë njoftuar se ajo shkoi në dhomën e hotelit të Ramon, dhe arriti të hapte çantën e kyçur ku mbaheshin aksesorët e shtrenjtë. Kur ai e kapi, Delajurea e goditi në kokë dhe ia mbathi. Delajurea ra në duart e oficerëve vetëm pak minuta pasi stafi i hotelit njoftoi policinë.