SHPËRNDAJE

Milena Popoviç, bashkëshortja e Oliver Ivanoviq, ish- kryetarit të Iniciativës Qytetare SDP i cili u vra para zyrave të partisë së tij në veri të Mitrovicës, është bërë pjesë e partisë së Aleksander Vuçiqit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të bërë në Twitter, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, përcjellë Indeksonline.

Ky i fundit ka publikuar një fotografi me Milenan, teksa ka shkruar:

“Sot festa jonë është bërë më e pasur për një person me energji, këmbëngulje, sakrificë të pashembullt për familjen e tij dhe Serbinë!

Me fytyra të reja, forcë të re dhe Aleksandar Vuçiq në krye, ne do të vazhdojmë ta heqim Serbinë nga gjunjët e saj së bashku! Milena Ivanoviq, mirëseardhje në SNS”, shkruan Gjuriq.