SHPËRNDAJE

Kur Emma Morano kishte lindur, Umberto I ishte mbret në Itali, Fiati sapo ishte themeluar, kurse klubi i Milanit kishte edhe disa javë për t’u krijuar.

E lindur më 29 nëntor 1899, ajo është personi më i vjetër në botë dhe sot feston ditëlindjen e 117, shkruan BBC.

“I ha vetëm dy vezë në ditë dhe biskota, kjo është e tëra. Nuk ha shumë pasi nuk kam dhëmbë”, është shprehur Morano, derisa qëndronte në shtëpinë e saj në Verbania, një qytet në Italinë veriore.
Fëmija më i vjetër nga tetë vëllezërit dhe motrat e saj që ka mbijetuar, Morano e di që njerëzit janë kuriozë që ta njohin.

“Njerëzit më vizitojnë. Nuk e ftoj ndokënd, por ata vijnë. Nga Amerika, Zvicra, Autria, Torino, Milano, vijnë nga të gjitha anët që të më shohin”, thotë ajo.