SHPËRNDAJE
Shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska, tha se nuk e ka të qartë përse Shqipëria nuk i jep inçizimet nga kamerat e sigurisë për arratisjen e Nikolla Gruevskit.
“Dua deri tek opinioni të theksoj se ndihma ndërkombëtare juridike nga Republika e Shqipërisë është kërkuar në të njëjtën kohë me kërkesën për ndihmë ndërkombëtare juridike nga Republika e Malit të Zi. Kolegët nga Mali i Zi kanë proceduar dhe ju e dinë se ato na i kanë dorëzuar dëshmitë, ndërsa për cilat shkaqe nuk është proceduar nga personat përgjegjës në Republikën e Shqipërisë nuk më është bërë e njohur”, tha Ruskoska. Prokuroja, në pyetjen për gazetarët, konfirmoi se Gruevski shihet në inçizimet e Malit të Zi, siç është deklaruar dhe më herët ka qenë me dy diplomatë hungarez.