SHPËRNDAJE

Një burim informacioni, që është raportuar si i besueshëm nga shumë media, ka thënë se “Rockstar” është duke punuar fuqishëm me video-lojën e radhës nga seritë “Grand Theft Auto” (GTA).

GTA 6 thuhet se do të zhvillohet në Majem, ku është zhvilluar GTA Vice City, një nga më të suksesshmet e serisë, dhe në Amerikën latine, pasi do të ketë një frymëzim shumë të madh nga seriali i Netflix, “Narcos”

Lajmi i keq, ndërkohë, është që GTA 6 nuk do të dalë pa u hedhur në treg brezi i ri i konsolave të videolojërave, pra Playstation 5 dhe Xbox Project Scarlett.

Duke qenë se asnjë nga këto konsola nuk pritet të hidhet në treg para vitit 2020, GTA pritet të dalë të paktën 6 muaj ose një vit më pas.