SHPËRNDAJE

Guardiola

Ottmar Hitzfeld beson se Pep Guardiola do të largohet nag Bayern Munichu.
Ish trajneri i Bayern Munichut, Ottmar Hitzfeld beson se pep Guardiola do të largohet nga Gjermania për të kaluar në Premierligë te skuadra e Manchester Cityt.

Guardiola ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2016 dhe ende nuk ka vendosur për ta vazhduar atë.

“Unë besoj se Guardiola do të largohet nga Bayerni, sepse Manchester City po vazhdon të ketë para dhe të shpenzojë. Nuk ka arsye për të pritur më shumë për një vendim, pasi asnjë titull nuk fitohet në dhjetor”, tha Hitzfeld për Blick.