SHPËRNDAJE

Guardiola

Pep Guardiola dëshiron të qëndrojë te Bayern Munich edhe për dy sezone të tjerë.
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola dëshiron të qëndroj në Gjermani dhe TZ.de shkruan se të dy palët do të nënshkruajnë marrëveshjen e re në nëntor.

Sipas informacioneve që vijnë nga Spanja, gjatë një takimi që Guardiola pati me miqtë e tij në vizitën që i bëri holandezit Johan Cruyff, trajneri katalanas u ka bërë me dije njerëzve të tij të afërt se synon ta vazhdojë projektin deri në vitin 2018.

E njëjta faqe shton se Guardiola është përshtatur me jetën në Gjermani dhe ndihet shumë i lumtur. Miqtë e tij bëjnë me dije se trajneri i kampionëve të Bundesligës ka marrë disa oferta por i ka refuzuar pasi është shumë i lidhur me skuadrën që ka në dispozicion.

Lajmi i rinovimit të mundshëm të Guardiolas është përfolur që prej disa javësh nga mediat gjermane që theksojnë se palët janë në fund të bisedimeve dhe sipas të gjitha gjasave, zyrtarizimi do të bëhet në datën 27 nëntor.