SHPËRNDAJE

Guardiola ka thënë se do të transferojë vetëm dy lojtarë gjatë verës, por ka dhënë sinjale se ata do të kushtojnë shumë.
Pas fitores 4-1 kundër West Ham United, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se gjatë verës në “Etihad Stadium” do të vijnë vetëm dy lojtarë.

Pep tha se “nuk do t’i transferojmë më shumë se dy lojtarë”, ndërsa dha sinjale se ata mund të kushtojnë shumë, mund të shpenzojnë deri në “1 miliard euro”.

Kjo deklarat ka nxitur spekulime për transferimin e mundshëm të Neymar, që mund të kushtojë deri në 400 milionë euro, për të cilin po interesohet edhe Real Madridi.