SHPËRNDAJE

Shqiptarët e Luginës në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc pritet që me rastin e Ditës së Flamurit, me 28 nëntor, të organizojnë një marsh protestues.

Tubimi i shqiptarëve arsyetohet me tërheqje të vëmendjes dhe diskriminim që po bëhet nga Beogradi zyrtar.

Kërkesa kryesore padyshim se do të jetë ideja e bashkimit me Republikën e Kosovës.

Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare konsideron se një numër i madh i qytetarëve do të dalin në marshin që do të mbahet në Preshevë, shkruan Indeksonline

“Diskriminimi po rritet çdo vit. Kërkesa jonë themelore është aneksimi i Luginës së Preshevës në Kosovë. Kjo nuk është kërkesë e politikanëve, por vullneti i njerëzve”, deklaroi kryetari i kësaj organizate Nazmi Hajredini.

Ndryshe, protesta është paralajmëruar të mbahet në orën 11:00