SHPËRNDAJE


Një biznesmen nga Tirana ka rënë pre e një vjedhje spektakolare. Bëhet fjalë për A.Xh. 54 vjeç dhe mashtrimi ka ndodhur përmes postës elektronike nga persona ende të paidentifikuar.
Kështu, hakerat kanë klonuar adresat e e­maileve të kompanisë që ai bashkëpunonte dhe në këtë mënyrë kanë komunikuar me të sikur të ishin ortakët e tij.Me këtë mënyrë ata i kanë marrë biznesmenit 20 mijë euro dhe më pas janë zhdukur. Policia ka nisur punën për identifikimin e tyre.