SHPËRNDAJE

e shijshme.Sikur të mos ishte plaçka, amirali Kolombo s’ do ta zbulonte Amerikën dhe sot pasardhësit e inkasve do t’ ishin më të shumtë në numër se kinnezët. Kjo është arsyeja që po më nxitë ta shfletoj shtypin e përditshëm shqiptar dhe të reflektoj mbi fatkeqësitë që na kanë rënë në qafë. Jo secilin, porshumicën e atyre që sot po e copëtojnë dhe po e shesin Kosovën në Pazar të Beogradit,i kam njohur  sa ishin më të rinj. Po më vjen turp që i kam trajtuar si bashkluftëtarëdhe shokë të një ideali. Nëse Kosova po e ndien veten të zhgënjyer, unë po e ndiej edhe më shumë, se kam mentuar që atdheu qëndron mbi të gjitha. Mjerisht, ata që sot po bëjnë ”përjetësojnë veten” duke iu lutur të Madhit Zot, janë ”talebe”, gjegjësisht nxënës të moçëm të Enver Hoxhës dhe gjithmonë e kanë përdorë  atdheun si grep për t’ i mbushur xhepat e tyre.Ajo që sotpo ndodhë në Kosovë, ka ndodhur dje në diasporë. Përndryshe, s’ do t’ i shkruaja këta rreshta.

Në fragmentin e sotëm, krahas mjerimit tjetër, do të dëftoj edhe për një ngjarje që prores’ më ka dalë nga mendja. Ajo dëshmon se padrejtësia,si ajo që lulëzonte në gurbet, ashtu dhe ajo që po lulëzon në Kosovë, do të shpaguhet pa ndërhyrjen e të Madhit Zot. E keqja është seshpagimin s’vjen kur e presim ne, por kur i teket atij. Ndëshkimi më takon mua, ka thënë i Madhi Zot, po horritduhet vetë t’ ia lidhni duart.

Ismet Xhela s’ ishte horr, por lakmiqar i madh. Që nga ardhja e tij në Malme na kishte dhënë të kuptonim  se feja e tij s’ ishte Kosova jonë, që bënte gjumin e Borëbardhës në arkivol, por leku. Leku për te ishte edhe zot, edhe shkop. Pa luajt leku, s’ e prekte fizarmonikën. Në vend se të na ndihmonte kur duhej të dilnim faqebardhë, ai, për hir të ca lekëve që i duheshin për birra e cigare, e abuzonte çdo detyrë që ia ngarkonim si vëllaut. Nuk po më vjen mirë që po shkruaj kaq hapur, kaq sinqerisht, por ai ishte tepër llapatan për të na u shitur aq gjenial sa pretendonte. Para së gjithash, ishte egoistdhe e ndiqte vetëm kokën e tij. E shoqja, një arsimtare ambicioze, kishte simpati të djathta. Sa herë që shiheshim në oborrin e shkollës dhe kuvendonim për hallet e përbashkëta,ajo, edhe pse s’ ma thonte hapur, ma bënte të qartë se i shoqi vuante nga kompleksi i inferioritetit dhe, për ta trimëruar veten,gjithmonë pinte pak si shumë. Veçanërisht kur shkonte në Ambasadën Jugosllave të Kopenhagës. Ai s’ ishte i kënaqur me lekët që fitonte nga Zyra e Shkollës dhe, për ta ngritur veten në sytë e saj, s’ kërkonte punë të ndershme, por kurse private të pianos, shoqata me resursetë mëdha ekonomike dhe kliente që kishin relacione të mira me Legatën Jugosllave. Ca prej tyre ishin të divorcuara dhe, për hir të fëmijve të tyre, e angazhonin me gjithë qejf si mësues të pianos.

Ai vinte shpesh herë në Ertagord, ku mblidheshim ne, udhëheqësit e Seksionit ”Shote Galica”, na sugjeronte si duhej të këndohej apo vallëzohej një valle, por kurrë s’ e hiqte xhupin dhe të ushtronim sëbashku. Nuk është, pra, e tepërt të pohoj se midis tij dhe neve, që merreshim metë rinjtë,egzistonte një marrëveshje e heshtur: ai i përfaqsonte nja gjashtë a shtatë burra që deri në nëntor s’ e kishin bërë asnjë provë, ndërsa ne i përfaqsonim ca të rinj e të reja, që ishin tepër të brishtë për ta qeverisur veten. Për fat të mirë, në agun e muajit nëntor u kthyen Reçët – Hajdari dhe Ismeti – dhe Shoqata ”Vëllazërimi” me shumë zënka e shamatai dha nja dy çfaqje në Lund e Kopenhagë. Si ajo që e dhamë në Lund, ashtu dhe ajo që e dhamë në Kopenhagë, e thelluan edhe më tepër përçarjen midis Ismet Xhelës dhe vallëtarëve të lartpërmendur. 

Seksioni i Këngëve dhe Valleve ishte në krizë. Gjatë kohës që kushërinjtë Reçi ishin në Turqi, kryetari s’ mori mund as t’ i tubonte anëtarëete e tij.  Aqif Gashi, të cilin e kishim zgjedhur për nënkryetar, kishte probleme familjare. Ajet Abdyl Latifi, që sa ishte i mirë, aq edhe intrigant, duhej të solidarizohej menipin e tij. Bahriu, i vetmi anëtar i padjallëzuar i Shoqatës, e kishte marrë klubin e Safetitme qira dhe përpiqej t’ i afronte resnjarët, por asnjëri s’ i shkonte nëlokal. Unë, Samiu, Astriti e Xhemali merreshim me fëmijët.

Kjo, pra, s’do të thotë se ishim zënë apo e kishim fyer njëri tjetrin. Përkundrazi, kryesia ishte stabile dhe, sipas detyrave që kishim marrë, mblidheshim regullisht në Shtëpinë e Aktiviteteve të Lira, merrnim vendime, por ato ishin gjysmake. Ne s’ mundeshim t’i sendërtonim qëllimet e Shoqatës për arsyen e thjeshtë se kryetari s’ i rezervonte as dy orë në javë për ushtrime. Kjo pasqyrohej edhe në debatet që zhvilloheshin javë për javë midis tij dhe Ajet Tetovës, si dhe në plogështinë që i kishte mbërthyer anëtarëte Shoqatës. Mu për këtë arsye kisha krijuar bindje se rregullorja e shoqatës duhej të arnohej mebotëkuptime më të qarta, më radikale. Normat suedeze mbi kryesinë ishin të mira por ato s’ përputheshin me mentalitetin tone.Anëtari i një kryesie suedeze ishte konstruktiv, parimor dhe i disciplinuar. Në dorë të parë, ai i përmbahej rregullores. Në kryesinë tonë mbretëronte e kundërta. Ne ziheshim e therreshim për Shoqatën, por jo siç na mësonte rregullorja, një here në javë apo një here në muaj, por çdo ditë dhe në çdo rast që takoheshim menjëri tjetrin. Neve na duhej një kryesi tjetër, një kryesi që zhvillonte dialog me anëtarët e saj… Një kryesi që merte vendime të shpejta dhe angazhohej për sendërtimin e tyre…

Shqiptari është qenie kryengritëse. Ai s’ qeveriset nga arsyeja, që ka qenë virtyt i lartë i të parëve tonë pelazgë, por nga kapriçet personale. Ai s’ do komando,s’ e duron as vëllaun e tij, dhe mjerë ai që s’ e voton për kryetarose nënkryetar. Këto janë disa nga arsyet pse s’ i pëlqeja gradat kryetar, zëvendëskryetar, sekretar, arkatar apo revizorë të shoqatës, por vetëm përgjegjës.Diçka më thonte se me një demokrati më të thjeshtë e më të pangarkuar, s’ do të ziheshim aq shumë me njëri tjetrin.Duke shkruar artikuj të ndryshëm nëpër shtypin lokal, ne kishim për qëllim ta “kombtarizonim” Shoqatën dhe t’ ua kujtonim suedezëve se në Malme jetonin shumë qytetarë turq, jugosllavë, grekë e italianë, të cilët i bashkonte gjuha, letërsia, vallja dhe kënga popullore.Kjosepse të gjithë ishin shqiptarë dhe flisnin shqip.Ata tjerët, që e quanin veten “punëtorë jugosllavë të inkuadruar jasht atdheut” kishin për qëllim ta “jugosllavizonin” Shoqatën dhe ta përdornin për hesap të vetin.Mu për këtë arsye, në njërën nga mbledhjet e kryesisë, ua kujtova të gjithëve se Shoqata Kulturo-artistike “Vëllazërimi” kishte rregullore dhe në bazë të asaj rregullore ajo ishte shoqatë shqiptare dhe e barabartë me të gjitha shoqatat emigrante që bënin pjesë në SIM.

Ishim në nëntor dhe, si rëndomtë, prisnim që Legata Jugosllave gjithësesi të na ftonte për mbrëmjen e 29 Nënorit. Përderisa një pjesë e mirë e anëtarëve tonë ishin shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia, Turqia e Greqia, nuk ndienim kurrfarë nevoje të merrnim pjesë n’ atë kremtim por – për të mos hapur plagë të panevojshme – e kishim njoftuar Ismet Xhelën se ai ishte i lirë të vinte e të ushtronte ndonjë këngë apo valle popullore me fëmijët e atyre që e ndienin veten ”shqiptarë të Jugosllavisë.”

Edhe pse s’e shprehnim hapur,  të gjithë e shihnim që atmosfera ishte e ngurtë, e sforcuar. Duke qenë se ata të Seksionit të Këngëve dhe Valleve s’ ushtronin fare, vendosëm të mos çonim pluhur rreth Ditës së Flamurit. Atë çast që do ta preknim atë temë menjëherë do të hapej Qielli dhe akuzat, insinuatat e thashethemet do të reshnin si breshër. Megjithate, s’ mundeshim ta kalonim atë ditë pa e kujtuar me diçka dhe, për t’ i gëzuar ata që ishin marrë me vizatimin, prerjen, qepjen e hekurosjen e flamujve kuq e zi, i mblodhëm në sallën e madhe të Shkollës Ertagord, kënduam këngët që kishim ushtruar sëbashku dhe vallëzuam deri n’ ora shtatë. Pastaj i qerasëm me lëngjedhe ëmbëlsira që kishin gatuar motrat gra.Duke mos i joshur fëmijët në ujra të thella, përpiqeshim t’ iu shmangemi konflikteve të panevojshme. 

Falë ndërhyrjes së Ismet Xhelës, edhe kremtimin e 29 Nëntorit e kaluam pa telashe.Si rëndomtë, ata të Legatës na dërguan një ftesë “shoqërore”, por Ismeti – si anëtar iKomisionit të festësqë ishte – i kish njoftuar ata tjerët se ”Vëllazërimi” kishte probleme me lokalin e ushtrimeve dhe ai vetë, si përgjegjës i Grupit të Këngëve e Valleve, do ta interpretonte një baladë që e kishte komponuar nergut për shokun Tito, komandantin  e Shtatbit të Përgjithshëm të Luftës Naciuonal – Çlirimtare. Me kaq na kishte kursyer edhe neve, edhe veten, nga ajo kremte që ishte shumë poshtruese për pasardhësit e Shaban Palluzhës. Ne, shyqyr Zotit, s’ ishimtifoz të shlivovicës dhe ahengjeve, por Ismeti që prore ishte në konflikt me Selman Patokun, duhej të kërkonte kandidatë për mësimin e pianos. Ai kishte provuar t’ i mësonte shqiptarët e vegjël dhe kishte dështuar keq, shumë keq, dhe s’ na prishte punë aspak që kërkonte nxënës.

Tani jetoja në Lund dhe s’ bëja udhëtime të gjata.Çdo ditë dilja dhe kthehesha me natë në shtëpi.Sëpari duhej të punoja për bukën e gojës, se s’ më mbante Zyra e Mirëqenies Sociale, ndërsa pas orës katër shkoja në lokalin ku mblidheshin djemt e vajzat e Seksionit të Rinisë. Tek pasi i përcillnja edhe këta te shtëpia, dilja në Stacionin Qendror të Malmes. A isha i lodhur? Si s’ isha.Ishai lodhur – i zhgënjyer – dhe ipakënaqur me vëllezërit e mi. Të gjithë ne, që i prisnim ata të rinj, i ndanim nëpër grupe, u caktonim detyra dhe përpiqeshim t’ ishndërronim në një brum të qytetëruar shqiptar, kishim edhe vetë nga një apo dy fëmijë.Mjerisht, sa më shumë që angazhoheshim me fëmijët e tyre, aq më tepër na shfrytëzonin ”punëtorët e inkuadruar në botën e jashtme.”

Këtu dua të shtoj edhe pak.Edhe të rinjtë, njësoj si prindërit e tyre, ishin të gjallë e ngucakeqë, dhe për t’ i mbajtur nën fre, duhej një angazhim i madh shpirtëror.Si të mos dëshpëroheshim kur as njëzet përqind e prindërve s’ nanderonin me prezencën e tyre? Shumicës dërmuese iu dukej krejt normale që disa burra si Sami Dashi, Ramadan Rexhepi, Arsim Ahmeti, Xhemal Fetiu e më vonë edhe Sherif Osmani, dilnin dhe i prisnin fëmijët e tyre n’ oborr, i mësonin të rreshtoheshin, i ftonin brenda me buzëqeshje, iu flisnin shqip dhe i angazhonin në aktivitete të ndryshme, deri sa ata luanin shah me njëri tjetrin apo bënin gjumin e pasdrekës.Këto probleme ishqyrtonim në çdo mbledhje të kryesisë, mjerisht, gjithnjë me rezultate të ligshta. Për të qenë e keqja më e madhe, më pat rënë mbi shpinë edhe edhe SIM-i, që ishte goxha organizatë e madhe.

SIM-i s’ ishte – siç merrrej me mend – shoqatë e përbashkët e emigrantëve të Malmes. Ajo ishte një organizatë e përbashkët e shoqatave emigrante dhe qëllimi i saj ishte bashkrenditja e aktiviteteve kulturore. Duke qenë se të gjithë kishim probleme të ngjashme teknike dhe financiare dhe asnjë organ përkatës i Këshillit Komunal nuk çante kokë për hallet tona, një grup i përbërë nga suedezi Ingemar Söderberg, greku Emanuel Morfiadaqis dhe polakja Johanna Berglund  i kishin venë vetes për qëllim ta themelonin një organizatë bashkëpunimi për shoqatat që merreshin me kulturë. Të gjitha këto s’ i dija në fillim, por do t’ i mësoja më vonë, kur do të njihesha me të lartpërmendurit.

Meqë ra fjala për SIM-in, dua të vë në pah se unë e gjeta të themeluar, por jo dhe në nivelin ku duhej të qëndronte ajo organizatë. SIM-i kishte në radhët e veta 28 shoqata: shtatë ishin shoqata jugosllave, dyishin shoqata greke, dy ishin shoqata spanjolle, dy ishin shoqata portugeze, ndërsa ato tjerat ishin shoqata kiliane, boliviane, çeke, polake, çifute, arabee shoqata të popujve nordikë. Edhe pse merreshin kryesisht me kulturë ca prej tyre, si ato spanjolle, greke, kroate, serbe e portugeze, veprimtarinë e tyre e zhvillonin në frymën e botëkuptimeve që kishin anëtarët e tyre.Ca prej tyre ishin të djathta, nacionaliste, të tjerat ishin të majta, socialiste. Ato të tretat – dhe kjo është qenësore – ishin shoqata të mirëfillta kulturore dhe luftonin për ruajtjen e identitetit kombtar.

Në agun e muajit dhjetor, kur të gjitha shoqatat duhejta përfundoninaktivitetin e tyre kulturor, më ftoi kolegu Emanuel Morfiadaqis në Zyrën e Emigacionit dhe më luti të merrem me përgaditjen e mbledhjes vjetore. Duke u nisur nga ajo se isha i vetmi përfaqsues që s’ i përkisja asnjë blloku politik dhe komunikoja me të  gjitha palët, aiishte i mendimit që unë isha më i përshtatshmipër t’ i kontaktuar shoqatat, për t’ i mbledhur emrat e delegatëve dhe për t’ i ftuar në mbledhjen vjetore. 

Ashtu dhe bëra. Në javën e dytë të muajit dhetor, pak para se t’ i lëshonim fëmijët për krishtlindje, u mbajt mbledhja vjetore e SIM-it.Me propozimin e miqëve spanjollë, portugezë, kilianë, bolivianë, sllovenë, kroatë, çekë, polakë, çifutë e arabë, unë u zgjodha se sekretar i saj i përgjithshëm. Përkundër propagandës që kishin zhvilluar shoqatatjugosllave “Serbia” dhe “Mladost” askush s’ e kundërshtoi kandidaturën time. Përkundrazi, thuajse të gjithë erdhën dhe m’ uruan panë të mbarë. Më në fund, SIM- i kishte një sekretar që mundej të komunikonte me delegatët në gjuhët e tyre amtare dhe propozimet që do të shtroheshin në tryezën e Këshillit Komunal do të merreshin me seriozitet më të madh. Vetëm Dushan Svikoviqi, kryetari i shoqatës “Ballkan” s’ e fshehu pakënaqësinë e tij dhe, duke dalë nga salla, i tha Vladimir Rozjanit, kryetarit të shoqatës ”Matija Gubec”:

” Mirëbëmë që e zgjodhëm një ”shiptar”, por keqbëmë që e zgjodhëm një ballist.”

Ne, shqiptarët, që nga krijimi i Jugosllavisë Titiste jemi trajtuar si ballistë. Në sytë e çdo shovinisti serb kemi qenë vrasës, dhunues dhe kriminel. Secili shqiptar, qoftë edhe serbi që vishterroba shqiptare nëfilmat jugosllavë, duhej t’ ishte torollak, hundështypur dhe ballist si Abdurrahman Shala.

Sikur t’ isha serb, siç ishte kryetari i shoqatës ”Ballkan”, do të bëja gjithçka që t’ ia ktheja huan me të njejtën masë,por edhe tani jam isigurt që do nuk do të merja ndonjë poen te ata që ma kishin dhënë votën e tyre. Kjo është arsyeja pse vazhdova të punoj sikur s’ kishte ndodhur asgjë.Në mesin e shkresave që duhej t’ ia nisja Drejtoratitishte edhe një lutje që e kishim përgaditur sëbashku për t’ i ndihmuar motrat gra dhe fëmijët e tyre. Edhe pse shkresa nuk do të shqyrtohej para muajit prill në vitin e ardhshëm, unë e hodha në kutinë postale.Tani që Safet Selimi kishte ikur nga Malmja dhe intrigat kishin marrë tjetër karakter, duhej të bënim çmos që ta ruanim Shoqatën Kulturo-artistike ”Vëllazërimi”të fortë dhe, duke qenë se kisha postin e sekretarit të SIM-it, kërkova nga mbledhja vjetore ta emërtonte edhe një delegat tjetër si zëvendës timin. 

Mbledhja vjetore e shoqatës tonë u mbajt dhjetë ditë më vonë. Ajo eci mirë dhe konstatoi ate që e dinimtë gjithë përmenç: Seksioni i Rinisë kishte bërë shumë përpara, Seksioni i Këngëve e Valleve kishte ngecur në vend. Të gjithë, me përjashtim të Ismet Reçit, ishin të mendimit se Ismet Xhela na kishte lënë në baltë dhe, për t’ iu shmangur të keqes, e shkarkuan nga detyra e kryetarit.Me propozimin e Bahri Zujferrit, morëm edhe dy vendime të ngutshme. Vendimi i parë – dhe më i rëndësishmi – ishte të lidhnim kontratë me Ndërmarrjen Komunale të Banesave për ta marrë me qira ”klubin” e Safet Plluqkës. Vendimi i dytë ishte të porositnim veshje më të lehta kombëtare. Si Ismeti, ashtu dhe vallëtarët tjerë, ishin të mendimit se veshjet që na kishin ardhur nga Jugosllavia ishin prej zhguni dhe tepër të rënda për të vallëzuar. Ne duhej të porositnim nja shtatë a tetë palë kostume që ishin identikë me origjinalet, por më të buta e më të lehta për vallëzim.Kësisoji mbledhja vendosi që ta ngarkonte zonjën Helena Beshkardesh t’ i qepte kostumet e nevojshëm dhe për atë qëllim ndau 2000 korona. Kjo shumë s’ ishte kompenzim për punën që do bënte zonja e lartpërmendur por për pëlhurat dhe gajtanet që ishin të domosdoshëm. Zonja Helena, me prejardhje nga Izmiri, do ta mbaronte detyrën e saj në mënyrë shembullore.

Viti i Ri më gjeti duke shkruar… Ishte një vit i thatë, bojë hiri, pa fijen e salltanetit të shquar nordik. As binte borë, as binteshi. Një ngricë e lehtë i pat hipur Suedisë Jugore dhe dramat më të mëdha zhvilloheshin në autostradën që e lidhte Malmen me Geteborgun e Stokholmin. Ngrica, edhe pse e lehtë, i trimëronte shoferët të nxitonin, por met’ ua shkelur gazin makinave, ato katandiseshin nëpër ara ose përplaseshin me tjerat që vinin nga ana e kundërt. 

Herë pas here dilja në Lund. Jo dhe aq për të ngrënë a për të pirë, po për ta freskuar trurin. Gjithë ditën duhej të hartoja shkresa e të shkruaja raporte të cilët s’ i bënin të tjerët.Kështu qëndronte puna. Ky ishte realiteti. Sikur t’ isha pakëz i plogët,mjaftonte të mos i hartoja shkresat e domosdoshmedhe Shoqata Kulturo-artistike ”Vëllazërimi” do të shuhej vetvetiu. Ajo mbase do të funkciononte si ndonjë klub narkotrafikantësh apokumarxhinjësh, por jo si shoqatë kulturore apo artistike. Një shoqatë që donte të merrej mekulturë duhej të kishte një zyrë, një nëpunës dhe të ardhura të rregullta financiare. Çdo gjë, që nga zyra e Seksionit të Rinisë e deri te salla e madhe ku ushtronin të rriturit, kishte çmimin e vet. Zyra kushtonte, pullat postale kushtonin, instrumentet kushtonin… Gjithçka kushtonte… Duke parë setjerët s’ i përmbushnin obligimet e tyre,isha i detyruar të sakrifikoja çdo minutë të kohës së lirë që kisha. Dhe kjo është e vërteta: më shumë kohë më duhej për t’ i ndjekur bajraktarët e Shoqatës, se sa për t’ i mbushur ato dhjetra faqe që duheshin plotësuar rregullisht, edhe ate, në data të caktuara.

Pak javë pas Vitit të Ri ia behën sirianët. Deri n’ atë kohë e dija se në Turqi jetonin vetëm dy popuj – turqit dhe kurdët – por hyrja e sirianëve në Suedi, me makina luksoze e kryqe të mëdhenj në qafë, mëdha të kuptoj se edhe Turqia, njësoj si Jugosllavia, ishte më e ndërlikuar seç kisha mësuar në shkollë.Edhe në Turqi, njësoj si në Greqi, Bullgari e Jugosllavi kishte pakica kombëtare si kurdët, armenët, sirianët, uzbekët, e ku di unë. Suedia, që deri vonë kish qenë relativisht e pastër nga pakicat kombëtare dhe kriminelët turq e jugosllavë, tani ishte shndërruar në një pirg multinacional ku parazitonin lloj lloj arkanash e bajlanash të Evropës Juglindore. 

Sirianët ishin tregtarë të mëdhenj.Me ardhjen e tyre në Malme, Treleborg, Geteborg e Stockholmahengu mori kahje të reja.Papandehur u hapën lloj lloj klubesh private dhe hashashi, opiumi e morfina shiteshin si buka taze.Thuajse në secilën birucë luhej bixhoz dhe vallëzohej me bark përjashta. Edhe ata që dikur kishin qenë shpianikë e burra të nderuar tani kishin qejf të sorollaten nëpër Qendër…Në agun e parë të muajit shkurt u kapën dyzet kilo hashash.Tri katër ditë më vonë, gjatë bastisjes së klubit ”Florida”, u gjetën edhe njëqind e njëzet kilo amfetaminë. Vetë dënimi që mori pronari i atij klubi dëshmon se fjala s’ ishte për axhaminj, por për kriminel të regjur që investonin me mijëra marka gjermanepër ta joshur rininë n’ atë veprimtari destructive.

Pas drogës edhën edhe mysafirët. Në javën e dytë të muajit shkurt n’ Arlanda zbarkoi zoti Buto, kryeministri i Pakistanit. Ndonëse e dija për një evend të varfer, kryeministri kishte një bagazh kolosal. Për ato pak ditë që do të rrinte në Hotel Grand, ai kishte marrë me vete 250 valixhe me plaçka. Pak ditë pas asaj shallagame gangsteri Olofsson hyri në Bankën Tregtare, dha urdhër t’ i sillnin një milion korona në çantë dhe u zhduk në drejtim të Kopenhagës.Kur e kapën më vonë në një qytet të Belgjikës,ai s’ rezistoi siç e kishte zakon, por i njoftoi plicët se lekët i kishte harxhuar me gra të përdala.

Një ditë, deri sa po nxitoja drejt shkollës Krydgord, pashë se ora ishte tetë e pesëmbëdhjetë minuta dhe nxënësit, të rreshtuar sipas klasave, hynin njëri pas tjetrit në sallën e caktuar për palltot e trasha. Duke kaluar pranë kujdestares, zonjës Kristina Lövdén, vura re që kishte të më thonte diçka.

” Ju kërkon një zotëri i gjatë, flokëthinjur,” më tha.”Ai është në sallën e arsimtarëve.”

Hajde për hair, thash më vete.Atë ditë filloja pas orës njëmbëdhjetë dhe s’ kisha caktuar takim me njeri.Ç’ është e drejta, unë mundesha të rrija edhe në Lund, por duke qenë se rruga ishte xham,vendosa të dal me herët,  pa u ngutur, që të mos katandisem në ndonjëhendek të thellë të rrugës.

Kristina ma kish thënë të drejtën. Në krahasim me neve të huajt, ai ishte shtatgjatë, i veshur me korrektësi të madhe dhe pakëz i thyer në supe. Kostumi– gri, këmisha– e bardhë, kravata – e kuqe. Për të mos rënë në sy, e kish nxjerrë gazetën nga çanta dhe lexonte pa folur me askend. Kishte sy të errët dhe mustaqe të krasitura si arabët.

Prita deri sa ikën tjerët, pastaj i vajta pranë. Gjykuar nga çanta e madhe ai ishte nëpunës, po ec e gjeje cilin institucion e përfaqsonte. Ai mundej t’ ishte inspektor i arsimit, nëpunës i Drejtoratit Shtetëror apo redaktor i ndonjë gazete. Gjithëçka ishte e mundur.

” Dëgjova se më kërkoni,” i thash. ”Sot filloj vonë dhe s’ prisja njeri. Ç’ mund të bëj për juve?”

” Mund të bëni pak dhe mund të bëni shumë,” më tha me zë të qetë, pakëz të brengosur. ”Po para se të kaloj te halli im, dua të prezantohem… Jam Bengt Arnerius, advokat dhe përfaqsues i një shoqërie të sigurimeve. Më kanë thënë se jeni shqiptar dhe, eventualisht, të mazgjidhni një problem që sot për sot s’ ka tjetër emër veçse i ndërlikuar. Mos ju thot gjë emri Muhamet Çipllaku?”

Jo, s’ më thonte gjë.Unë njihja disa Muhameta,por asnjëri s’ quhej Çipllaku. E njihja dhe një tek, që kishtefjetur në shtëpinë time, por ai ishte martuar me një finlandeze plakë.Jo dhe aq plakë, por gjithsesi e moshuar.

” E kam njohur një Muhamet, por s’ kam as më të voglën idé nëse quhej Çipllaku apo Capllaku,” i thash.” E vetmja gjë që mbaj mend është se ai ishte nga Maqedonia dhe, para se t’ ikte nga shtëpia ime, i mori rrobat në shoqërinë e një finlandeze. Kjo më kujtohet. Ai s’ ishte njeri i keq, por papunësia mund ta ketë shpënë në ndonjë qorrsokak. Përse po e ndjek ligji?”

Ai bëri jo me dorë.

” E morët gabim,” më tha.”Ate s’ po e ndjek ligji por po e ndjekim ne, zotëri.Duhet ta gjejmë me doemos.”

Kjo dukej e çuditshme.

” Nëse s’ po e ndiqka ligji, pse po ndiqni ju?” e pyeta. Pjesërisht nga kurreshtja, pjesërisht nga inati.  Fundja, ç’ e kisha Muhamet Çipllakun që ai zotëria më kishte ardhur në shkollë?

Ai e vuri re pezmin tim.

“ Do t’ ua them menjëherë,” tha avokati. “Për arsye se ajo që that më parë përputhet me ate po mentojmë ne. Muhamet Çipllaku është nga Maqedonia dhe ka vënë kurorë me finlandezen Ula Lampinen. Mjerisht, sipas të dhënave që ka policia, ai, pak kohë pas martesës së tyre, merr kostumet që ia kishte blerë e lartpërmendura dhe zhduket në drejtim të panjohur. Sot, kur po na duhet më së shumti, askush s’ ia di adresën. Të paktën jo ata që duhet t’ ia dinë,sepse Muhameti s’ ka paguar as dy korona tatim.”

“ Më vjen keq, po më tepër nuk di,” i thash avokatit, pa dashur të ngatërrohem më tutje. “ Fundja, s’ di pse keni ardhur te unë, kur duhej të shkonit te zonja Lampinen.”

Ai i fërkoi thinjat me dorë.Sikur s’ i erdhi mirëqë po më shkonte në nerva. 

“ ZonjaUla Lampinen ka vdekur, zotëri,” më tha duke nxjerrë një psherëtimë nga gjoksi.

” Qysh ka vdekur?” e pyeta.Tani me ton të butë.

” Shumë thjesht… Zonja Lampinen ka vdekur në një fatkeqësi automobilistike dhe kjo ka ndodhur tetëmbëdhjetë ditë më parë,” ma ktheu ai me zë të përmbajtur.Dhe më shpjegoi.”Ajo s’ ka njeri të afërm pos Muhamet Çipllakut dhe Sulos, djalit të saj dymbëdhjetvjeçar.Si bashkshort i saj,Çipllaku është trashigimtar i parë dhe “Trygg Hansa” duhet ta kompenzojë sipas sipas sigurimit që e lartpërmendura ka paguar me vite.  Po për ta marrë kompenzimin që i takon, ai duhet të paraqitet në zyrën tonë… Përndryshe, të hollat shkojnë në konton e ndonjë shoqate mirëbërëse.”

Epash me sy të habitur.

“ Me leje, po ç’ kërkoni nga mua?”

” Një nder, zotëri. Asgjë më shumë, ” tha avokati duke ma zgjatur kartvizitën e tij. ” Po patët ndonjë të njohur – a bashkfshatar – a  shqiptar – që e njeh zotin Çipllaku, ai duhet ta njoftojë për lekët që e presin. Jo, jo… Kërkoj edhe një herë ndjesë që ju rashë në qafë.”

” S’ ka gjë,” i thash.“ Ju po bëni detyrën.Megjithate, mos ikni para se t’ ua them dy fjalë. E para është se unë s’ di gjë për njeriun që jeni duke kërkuar. As ia di fshatin, as ia di familjen. E dyta është se unë s’ di shumë njerëz që kanë qenë të afërt me të… Se t’ ishte e kundërta, ai s’ do përplasej në shtëpinë time… Megjithate, unë do ta njoftoj një shqiptar nga Maqedona dhedo t’ ia jap numrin e telefonit tuaj.”

Ai m’ u përkul me xhentilesë.

“ Do t’ u jem mirënjohës,” më tha duke brofur në këmbë. “Mirë u dëgjofshim dhe paçi një ditë të mbarë.”

“ Të njejtën,” i thash.

Vdekja e asaj gruaje më tronditi shumë. Papandehur, sikur ta kisha prekur një sustë të padukshme të memorjes, para syve më doli ajo pasdita e largëtkur zonja Lampinen, e shoqëruar nga Muhameti dhe djali saj, erdhën me një makinë të bardhë për t’ i marrë  plaçkat e tij dhe unë e Zhuti do pinim kafe. Po ja që Muhameti, si shumë muhameta të gjakut tone, i kishte “ndrequr letrat” dhe pastaj, me gjerdanat e unazat e saj,ishte zhdukur në drejtim të panjohur… Jo, duhej me doemos ta ndizja një cigare…

Pikëllimi që mi shte përvjedhë në kokë ishte i zi,i pakapshëm. Merre me mend!…Del një grua dyzetesavjeçare në treg për të blerë fruta dhe, pasi ngarkohet me molla e dardha e portakalle, ulet për ta pirë një kafe… Atje qëllon edhe një fshatar i gjatë e i parruar shqiptardhe i qaset, i lazmohet, e merr me të mire… Ndërsa ajo s’ merr vesh asgjë… Ajo ka të ngutur, se ka një djalë te shtëpia dhe djali i saj s’ ka ngrënë… Faleminderit për komplimentet, po unë e kam provuar dashurinë dhe s’ kam ndonjë përvojë të ëmbël… Do zoti dhe e provoni si unë…Po Muhameti i është qepur prapa… Ashtu si dhe prostitutat moldave, ganeze e polake, ai do të hyjë me çdo kusht në krevatin e asaj “plake”…

Dhe kështu fillon “romanca” e një shqiptari të ri me një grua që mundej t’ ishte nëna e tij… Vetëm e vetëm për t’ i rregulluar letrat…Dhe aii rregullon… Por me të mbaruar punë, ai e përcjell Sulon në shkollë dhe, pasi i mbush xhepat me kursimet e unazat e saj, ai zhduket në drejtim të panjohur… Çuditërisht, asaj “ i vjen keq” ta denoncojë në Polici dhe vazhdon të robtojë në një fabrikë të çorapave njësoj si më parë… Gjithnjë duke bërë pazar me të ngutur, se Sulon e ka te shtëpia dhe ai s’ ishte veçse dymbëdhjetvjeçar… 

Me këto parandjenja ajo del nga vendi i punës dhe, pa mentuar që autostrada ishte xham, përplaset në hekurat anësorë dhe ndahet nga biri i saj… Kush e di se ç’ vlonte në shpirtin e asaj gruaje? Ajo mbase ishte e fyer, e pikëlluar, e dëshpëruar që edhe një fshatar si Muhamet Çipllaku s’ e kish bërë kabull për grua…Megjithate, ndërgjegjen e kishtetë pastër, se kishte lidhur kurorë me të, i kish blerë kostume, e kish regjistruar në ”Trygg Hansa”,i kish dhënë lekë për cigare dhe kurrë s’ e kish pyetur ku shkonte… Çuditërisht, tani që ajo pushonte diku, në një morg të Lundit apo Malmes, ”Trygg Hansa” s’ e kërkonte djalin e saj, por Muhametin tonë… Kjo ishte tejet banale dhe kurrëqysh s’ mundesha ta quaj logjike…Edhe ligjet ishin banale… Edhe jeta ishte e pakuptimtë… Mirë e kishte aga Can që thonte:” Jeta është e poshtër. Nganjëherë ajo ta bën qëngjin cjap…”

Pa marrë parasysh këto që po shkruaj, unë, sipas premtimit që ia kisha dhënë zotit Arnerius, po atë pasdite e mora Arsimin në telefon dhe e luta ta njoftonte Ajet Abdyl Latifin për sa kishte ndodhur.

” Mos ki dert se do ta gjejnë,” më tha. ”Sa t’ u dëftoj që ka lekë për të marrë, do ta gjejnë me vrap. Eh, ti s’ e di që parja e kthen ujin përpjetë..”

Vërtetë e ktheka. Për pa kaluar as java,Muhamet Çipllaku çfaqet në Qendrën e Rusengordit. Njësoj i gjatë, njësoj i paqethur dhe njësoj i parruar siç e kishim njohur dikur. Këtë herë ai s’ dukej aq i mjerë, se kishte nja dymbëdhjetë badiavxhinj tjerë, që i rrinin si apostujt Jezu Krishtit të ngratë, dhe e qerasnin me cigare. Me igatshmi prej tyre ishte Selatini, një pijanec nga Gostivari.

“ Po ku je duke ndenjur tani?” e kish pyetaur Arsimi.

” Në Kopenhagë,” i thotë Muhameti.

“ Po atje ke zënë punë?” e pyet ky.

“ Po, po. Po punoj në një bankë,” i thotë Muhameti.

” Ani mirupafshim, pra.”

 

Atëbotë, zyra e “Trygg Hansës” gjendej në sheshin Gustav Adolfs Torg.Të nesërmen, sapo lanë sytë dhe pi një kafe, Muhameti vesh kostumin e tij gri dhe e porosit një taksi.Tani ai kishte të ngutur se s’ donte të hynte borxh te Selatin Cfilaka. Taksia ndalon nën degët e një panje qindvjeçare dhe Muhameti, i veshur në një kostum gri, hyn brenda dhe e kërkon zotin Arnerius.

” Pritni nja pesë minuta,” i thotë sekretarja dhe, pasi e njofton të punëdhënësin e saj mbi praninë e zotit Çipllaku, e shoqëron deri në katin e dytë, ku ishte kancelaria e avokatit.

Zoti Arnerius e kishte pritur Muhametin sipas etikës që e donte zanati i tij. Ai i prezantohet me emër e mbiemër, ia kërkon Çipllakut pasaportën jugosllave dhe, pasi i dëfton se ç’ kishte ndodhur me zonjën Lampinen,çohet dhe e mbyll derën e zyrës. Ai donte të jetë i vetëm me bashkëshortin e të ndjerës, në katër sy, sepse ajo që kishte për t’ i thënë ishte shumë personale.

” Siç po e shini, zonja Lampinen s’ gjendet në mesin e të gjallëve,” i thotë ai.” Ajo s’ ka lënë tjetër njeri pos Sulos së vogël dhe juve që ia vodhët paratë e ikët në drejtim të panjohur. Megjithate, Ula ishte zemërbardhë. Edhe pse mundej të ju denonconte,  ajo kurrë s’ e bëri atë punë. Unë s’ e di sa ju ka dashur, por juve nuk ju ka bërë keq.Tani që Sula ka mbetur pa nëeneë dhe do t’ iu dorëzohet atyre të Mirëqenies Sociale, ju, nëse mundem të shprehem kështu, keni një obligim moral. Sipas sigurimit që ka patur Ula, juve ju takojnë njëqindedhjetë mijë korona kompenzim, ndërsa Sulos një dhjeta e kësajshume. Duke qenë se atë marrëveshje e ka bërë Ula Lampinen dhe ka paguar njëzet vjetme radhë, ju, po të jeni zemërbardhë si ishte e ndjera, do t’ ialenindonjë lek atij djalit të ngratë,se ka mbetur jetim. Atë punë duhet ta bëni vetë,para syve të kujdestares së tij, përndryshe vullneti juaj s’ do të konsiderohet si ligjor…Unë, sipas ligjit që vlen në këtë vend,ju kam ftuar edhe juve, edhe Sulon, që gjendet në dhomën tjetër.”

Muhametie ul kokën dhe s’ flet gjatë kohë.Më në fund ai e drejton shpinën dhe i thot avokatit me zë të ftohtë.

” S’i jap gjë Sulos, sepse kam familjen time. Sa ta marr çekun, do t’ia çoj të hollat timati.”

” Vendimi është i juaji. Unë bëra detyrën time,” i thotë avokati dhe, duke brofur në këmbë, përsëri ia kërkon pasaportën për t’ i plotësuar të dhënat që i duheshin Bankës Tregtare. 

Pastaj, pasi ia vë çekun e të hollave në dorë, ai e përcjell Muhametin deri te ashensori dhe i thotë udha mbarë.

Të gjitha këto do t’ i mësoja më vonë,kur do të shihesha me Astrit Ahmetin në Shtëpinë e Aktiviteteve të Lira. Përndryshe, gjatë kohës që Muhameti endej nëpër Rusengord, unë kisha hallet e mia. I lodhur nga vajtje – ardhjet e përditshme në Lund,i detyruar të jem i pranishëm në të gjitha mbledhjet e arsimtarëve, dhe i angazhuar në hallet e 28 shoqatave emigrante që kishin lloj lloj problemesh administrative e financare, unë, edhe sikur të doja, s’ kisha kohë të merresha me bëmat e një fshatari, që më parë martohej me plaka, se e zinte shatin me dorë dhe kujdesej për pronat e të jatit.

Tani që kishte lekë, Muhametin e donin të gjithëshqiptarët. Sa për t’ i dalë hakut të jatit, ai shkon në bankë dhe ua nis nja dhjetëmijë korona, ndërsa tjerat i lë për qejfe “eventuale”. Selatini ishte vërtet një gaxhorr plak por Muhameti e kishte shok të pandashëm. Në dorë të parë, sepse Sela ishte kumarxhi i madh dhe në dorë të dytë, sepse donte ta mësonte makinën. 

“ Tashti që t’ ka rënë shiu n’ atë, ti s’duhet të endesh si zangoç,” i thonte Sela.“ Ti duhet të blesh një “Volvo”apo “Mercedes” dhe ta kesh ndonjë bukuroshe polake pranë.”

“ Mbasi po thua ti, se tjerët s’ i dëgjoja,” i thotë Muhameti.

Një ditë, pasi e pinë nga një kafe në Epa, ata shkojnë në “Verdeksa” dhe Muhameti, me çek në dorë, e blenë një “Mercedes”,ngjyrë qielli, për pesëdhjetëmijë korona. Duke qenë se s’ kishte patent, duhej ta mbante Selatinin afër. 

Tani pijaneci bëhet edhe mësues, edhe shofer, edhe ortak i Muhamet Çipllakut. Çdo mëngjes, duke filluar nga ora dhjetë para dite, ata piqen në Qendër të Rusengordit,pinë nga një pesë – gjashtë tasa mekafe, dhe pastaj ia mbathnin në drejtim të Sheshit të Zarzavateve. Se mos ishin të pakët klubet e bixhozit?

Një ditë sekush iu dëfton se në Treleborg po luhej bixhoz i madh dhe ata mund të fitonin shumë. Pronari, një sirian i ardhur nga Turqia, kishte sjellë edhe ca motra çeke, të cilati kishte vendosur në katin e sipërm të lokalit. Nepsi është punë e madhe. Se t’ ishte e kundërta, ata do të rrinin në Rusengord dhe asnjë ferrë s’ do t’ iu hynte në këmbë. Paçka se klubi i atij siriani të mallkuar kishte diçka magnetike dhe ua kishte bërë mendjen kashtë… Çka s’ kishte atje… Mishëra të pjekura në zgarë, bufé me sallata orientale, narkotrafinkantë turq, kriminelë jugosllavë, pije të forta… Dhe motra të përdala, kuptohet…  Që s’ i fshihnin fare ato veglat e mëdha… 

Asnjëri – dhe posaçërisht Selatini, që ishte kumarxhi i madh – s’ ishin të prirur ta lëshonin atë rast. Si rrjedhim, ata mbushën xhepat me marka dhe u nisën drejt Treleborgut, pa mentuar se ai qytet ishte goxha larg dhe sasia e wiskyt që kishin pirë tejet e madhe.

Ata mbërritën pak minuta para orës dymbdhjetë dhe, pasi e mbushën barkun me gjellëra, zunë vendet e tyre përballë bixhozxhinjëve jugosllavë… Luhej me shuma të mëdha… Ora shkonte, pijet vinin njëra pas tjetrës, kurse ”shiptarët”, edhe ashtu të dehur, më shumë humbnin se fitonin… 

Më në fund Muhameti konstaton se s’ kishte as një qindshe në xhep. Selatini i propozon ta luajnë “mercedesin” e tij, porky s’ s’ pranon. S’ ishte aq i dehur satë çonte dorë edhe nga makina me të cilën donte të shkonte në fshat e t’ i gëzonte prindërit e tij. 

“ Atherë ikim,” i thotë Selatini me inatë. ”Por unë jam tepër i dehur për ta ngarë makinën.”

“ E ngas vetë,” i thotë Muhameti, krejtësisht i bindur se n’ atë orë të mëngjesit autostrada ishte fare e zbrazët. Fundja, ai kishte mësuar pak dhe, herëdo kurdo, duhej ta ngante makinën vetë. 

Për fat të keq, sapo dalin nga Treleborgu dhe hyjnë n’ autostadë, Muhametit i hip një mund i madh dhe pa e ditur as vetë se qysh, makina i ikënmë të djathtë dhe ai, në vend se të shkontedrejt Malmes, turret drejt Treleborgut… Pak më vonë “mercedesi” i tij përplaset për një shenjë qarkullimi, rrokulliset dhe fillon të digjet, ndërsa Muhameti e Selatini,me mundime të mëdha, zvarrisen nëpër dherat e një are…

Se si vajti puna e tyre në spital, nuk kam të dhëna të sakta. Ca thoshin se Muhameti u dogj pak, por kaloi mirë. Tjerët thoshin se e kish thyer kurrizin, por do t’ i kalonte. Ca të tretë dolën me një teori tjetër dhe thoshin se ai, pas asaj që i kishte ndodhur,kishte ikur në Maqedoni dhe kurrë s’ do të kthehej prapa.

Për mendimin tim, asnjëra nga këto s’ është e rëndësishme. E rëndësishme është se ai, pas fatkeqsisë që i ndodhi në autostradë, edhe një herë u zhduk në drejtim të panjohur dhe, ndonëse kanë kaluar tridhjetë e tetë vjet nga ajo ngjarje, unë s’ e kam parë në Qendrën e Rusengordit.

 

Shkruan: Ramadan Rexhepi