SHPËRNDAJE

Humanisti i njohur, njëherit edhe drejtues i shoqatës humanitare ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastrati, në rrëfimin e tij në Prime Time, ka treguar për aktivitetet e shoqatës që drejton dhe aktivitetet e tij.

Kastrati në Kanal10 ka treguar se, në fillim ideja e shoqatës që ai drejton, ishte hapja e një kuzhine.

“Ideja e shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’ në fillim ka qenë hapja e një kuzhine popullore. Nuk e kam menduar kurrë se do të jemi ku jemi sot me ndihma”, ka deklaruar Kastrati.

Ai thotë se ka rritje të kërkesave nga nevojtarët.

“Po përgatitemi edhe për krizë edhe më të madhe”.

Kastrati ka treguar se me iniciativë të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, janë ndërtuar mbi 800 shtëpi.