SHPËRNDAJE

Humanisti tashmë i njohur në të gjitha trojet shqiptare hoxhë Halil Kastrati para bujanocasve ka zbuluar investimin e planifikuar të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” për vitin 2020 e që sipas tij është 1 milion euro për ndërtimin e 50 shtëpive në Luginë të Preshevës.

“Unë nuk e meritojë gjith këtë rrespekt, merita dhe rrespekti i takon dorëdhënësve nga brenda dhe mërgatës të cilët meritojnë shumë urata” është shprehur Kastrati para të pranishmiv që kishin mbushur përlot sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës.

Ai gjithashtu u shpreh se, “Kemi qenë edhe në Luginë, kemi bërë disa familje me strehim edhe këtu, “Jetimat e Ballkanit” në vitin 2020 planifikojnë 1 milion euro për Luginën, ndërtimin e 50 shtëpive” është shprehur hoxhë Halil Kastrati. Organizatorë dhe iniciatorë i kësaj vizite sipas vet Halilit ishte Shqiprim Musliu kryetari i LPD-së.

Më 1 minut heshtje dhe himnin Kombëtarë u nderuan Dëshmorët e Kombit, ndërsa shkolla e mesme “Sezai Surroi” dhe Shtëpia e Kulturës i ndanë Mirënjophje për hoxhë Halil Kastratin./presheva.com/