SHPËRNDAJE

Milani po kalon në një moment të vështirë, pasi UEFA e ka përjashtuar nga garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Por drejtuesit e klubit po mendojnë që ta përforcojnë skuadrën dhe tashmë kanë arritur marrëveshje me futbollistin e Hamburgut, Alen Haliloviq.

22-vjeçari që ishte transferuar me shumë bujë te Barcelona në vitin 2014, nuk ka luajtur asnjë ndeshje me katalanasit, pasi fillimisht ishte huazuar te Sporting Gijon, para se të shitej te Hamburgu, ku luajti vetëm gjashtë ndeshje.

Ende nuk dihet shifra të cilën do të paguajë Milani për blerjen e Haliloviq, i cili pritet të nënshkruajë për tre vite me rossonerët.