SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë për veprim demokratik Riza Halimi ka deklaruar sot se partia e tij është e interesuar që nëpërmjet qeverisë së re të bëhet palë e drejtpërdrejt për zgjidhjen e problemeve jetësore për shqiptarët e luginës së Preshevës.

“Nuk kemi pretendime të marrim pjesë direkt në qeverisje, por jemi të interesuar që nëpërmjet qeverisë së re të jemi partner direkt për zgjidhjen e problemeve jetësore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” ka thënë Halimi.

Halimi ka thënë se me këtë qëllim janë të gatshëm të punojnë me qeverinë e re dhe ta përkrahin.

Ai ka thënë se pret ftesë nga kryeministri i ardhshëm Aleksandar Vuçiq në bisedime, ku do ta prezantoj platformën e kësaj partie e që ka të bëj me zgjidhjen e problemeve me të cilën përballen shqiptarët.

“Ditët në vijim do të bisedojmë edhe me Vuçiqin për problemet tona konkrete” ka thënë Halimi. /presheva.com/