SHPËRNDAJE

Zgjedhjet Parlamentare të 16 marsit në Serbi të cilat i fitoj Aleksandër Vuçiq, kanë bërë që shqiptarët të “rrëmbejnë” dy ulëse prej 250 gjithsej që janë.
Riza Halimi dhe Shaip Kamberi nga Partia e Veprimit Demokratik do të jenë dy deputetët të cilët do të ngrejnë zërin për të kërkuar të drejtat e Shqiptarëve të Luginës së Preshëvës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Në një bisedë për Indeksonline, Riza Halimi ka deklaruar se nuk ka ndonjë pretendim të tij dhe PVD-së për tu futur në Qeverinë e Aleksandër Vuçiqit, por që ai ka paralajmëruar opininon se nuk do të rrinë duar kryq për të zgjidhur problemet të cilat janë në interes të shqiptarëve.
“Ne normal s’pretendojmë të hyjmë në qeveri, por interesi jonë është që gjitha ato objektivat qysh prej vitit 2001 të realizohen në tërësi, dhe ato kanë qenë të riaktualiuzuar në 7 tema (masa urgjente për zgjidhjen e problemeve jetësore të shqiptareve në Luginë)”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu tregoi edhe për angazhimin për mundësimin e integrimit të shqiptarëve, si dhe takimin me Ivica Daçiqin.

Për këtë të fundit ka thënë se bisedat me të janë ndërprerë pasi që Qeveria serbe ka pas qasje diskriminuese ndaj shqiptarëve.
“Ne si grup i shqiptarëve i kemi adresuar qeverisë në Beograd realizmin e gjitha objektiva të programit të vitit 2001 me 7 kërkesa, por që këto biseda i pati ndërprerë qeveria në qasje diskriminuese”, është shprehur Halimi.