SHPËRNDAJE

Halle Berry ka treguar ca gjëra interesante gjatë intervistës së saj të fundit në First We Feast Hot Ones.

Gjatë bisedën, aktorja foli rreth reagimeve të të tjerëve për filmin Catwoman: “Aq shumë njerëz vinë dhe më thonë: ‘Nuk me intereson se çfarë thonë të tjerët Halle Berry, unë e pëlqeja filmin Catwoman’. Dhe unë i them ‘OK, çfarë thoshin të tjerët?’, ‘Epo thonë se ai film ta shpifte! Por në të vërtetë nuk ishte ashtu. TI ishe e mirë! Mendoj, filmi mund të kishte qenë i keq por TI ishe e mirë!’.

“Pra ne e bëjmë gjithë këtë dialog rreth filmit dhe në fund përfundojmë duke qeshur. Dhe më pas më thonë: ‘Ok, tani duhet ta bësh Catwoman 2!’, ndërkaq unë i them ‘Jo me gjasë në këtë jetë’”.

Aktorja po ashtu zbuloi se ishte e “pirë” pas fitores së çmimit të Akademisë.

“NUk më kujtohet asgjë nga ajo. Menjëherë pasi e kam marrë trofeun kam pirë deri në atë pikë saqë gjithë nata për mua ishte si një shpëlarje”, deklaroi Berry.