SHPËRNDAJE

Genta ka realizuar një set të mrekullueshëm fotografik me me Artan Korenicën, nën stylingun e Dona Matoshit, me rastin e festës së Halloween.

Jo në bukurinë e vetë natyrale, siç jemi mësuar ta shohim zakonisht, këtë herë Genta Ismajli vjen si vepër artistike e Dona Matoshit, Arbnor Aaliut dhe Kacit.

Fotografi Artan Korenica ka realizuar një set me plot 39 fotografi të këngëtares, të cilat janë publikuar ekskluzivisht në Gazetën Express.

Ai ka treguar se seti fotografik ka zgjatur 7-8 orë ndërsa ka kohë që nuk ka bërë foto më artistike se këto me Gentën dhe se i pëlqejnë shumë.

Gentën e shohim në tri veshje dhe portrete të ndryshme, por gjithmonë duke ruajtur sensualitetin dhe atraktivitetin që e karakterizon atë.