SHPËRNDAJE

Hamilton-Rosberg

Piloti britanik Lewis Hamilton ka fituar garën që është zhvilluar në shtëpinë e tij në Silverstone, në përfundim të një prej garave më të bukura sezonale.

Në vendin e dytë u rendit Mercedesi tjetër, ai i Nico Rosberg dhe në të tretin Vettel me Ferrari. Ky është suksesi i tretë i Hamilton në garën e shtëpisë së tij, para publikut të tij, që sot e mbështeti shumë, fitorja e 5-të sezonale dhe triumfi nr. 38-të në karrierë.