SHPËRNDAJE

hamilton2

Britaniku Lewis Hamilton ka fituar titullin e tretë kampion bote në Formula 1
Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton, mbërriti i pari në vijën e finishit në pistën e Austin për Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke mbajtur kurorën e kampionit, një titull që e fiton për të tretën herë në karrierë dhe të dytën herë rresht me skuadrën Mercedes GP.

Lauda, Pique dhe Senna, tre legjenda të këtij sporti që po ashtu kanë regjistruar nga tre tituj si 30-vjeçari që ka ende një karrierë të gjatë përpara dhe mund të shënjestrojë të tjera suksese.

Fitorja në pistën teksane ishte e dhjeta sezonale për britanikun që nuk u ndal as nga moti i keq në SHBA ku u zhvillua një fundjavë e pazakontë me provat zyrtare dhe garën që u zhvilluan në të njëjtën ditë. Gara nisi me ritmin e duhur për Hamilton që e parakaloi shokun e skuadrës, Nico Rosberg që në start, ndërsa në xhiron e 18 u regjistrua edhe beteja e parë mes të dyve ku gjermani arriti të fitonte përkohësisht.

Në krahun tjetër, Vettel rikuperoi pozicionet me shpejtësi të madhe. I nisur nga vendi i 13 për shkak të penalizimit nga komisarët e garës pasi Ferrari i montoi motorin e vitit 2016, Vettel bëri gjithçka mirë duke e interpretuar në perfeksion garën amerikane me një vend të tretë pas Rosberg të cilin e kërcënoi deri në metrat e fundit duke i rrezikuar edhe vendin e dytë, transmeton SuperSport.

Më pas klasifkimi u plotësua nga Verstapen, Perez, Button e Sainz. Në këtë mënyrë, Hamilton e zgjeroi diferencën në 76 pikë me Sebastian Vettel duke mos i lënë vend për interpretime as matematikës. Kur kanë mbetur edhe 3 gara nga fundi, çështja e vetme në lojë është vendi i dytë pasi Rosberg qëndron 4 pikë larg bashkëkombasit të tij. Me nga 3 fitore secili, dy gjermanët kërkojnë t’i bëjnë një mbyllje sa më të mirë një sezoni që ka rezultuar i vështirë për të dy.