SHPËRNDAJE

Nuk ka gjetur fjalë për të përshkruar emocionet e mëdha për titullin kampion të fituar dje në Meksikë, për herë të katërt në karrierën e tij. “Është gjithçka sureale, një ditë e mrekullueshme dhe jam vërtet i lumtur. Në këtë garë dhashë gjithçka në pistë, garova me mendje e zemër dhe nuk u dorëzova kurrë edhe pse ishte një garë e vështirë. Ky ka qenë sezoni më i vështirë, më impenjativ, pasi ky duel ndaj Sebastian ka qenë shumë i fortë. Ndaj dhe ky titull është shumë i rëndësishëm për mua, më i bukur se ata që kam ëndërruar kur kam qenë fëmijë”, tha Lewis Hamilton.

Piloti britanik ka vlerësuar rivalin e tij, Vettel dhe makinën Ferrari edhe pse ky titull I 4-t kampion bote ishte thjesht një çështje kohe për të, duke parë avantazhin e madh që kishte ndaj rivalit gjerman. “Kam qenë i përqendruar përgjatë gjithë vitit, duke u përpjekur të mos bëjë asnjë gabim, pasi Vettel është 4 herë kampion bote, një pilot me përvojë. Kjo garë e fundit në Meksikë nisi keq, me atë kontakt, por nuk lejova rivalët të shkëputeshin shumë dhe isha i shpejtë. Këtë që ndodhi në meksikë e kasha ëndërruar që fëmijë dhe te jem mes më të mëdhenjve është fantastike”, tha Hamilton.