SHPËRNDAJE

Kur dyert e një fugoni të blinduar që mbante dy milionë dollarë hapen në mënyrë të papritur njerëzit nuk përmbahen më por lëshohen në rrugë duke bllokuar edhe autostradën. Kjo gje ka ndodhur në rrugën “Gloucester” në Hong Kong, ku pasi kanë parë paratë në rrugë të gjithë turma e njerëzve që e vuri re një gjë të tillë, u vërsul, aq sa në një çast u ndërpre edhe qarkullimi.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të ndalur njerëzit dhe për të qetësuar situatën. Ende nuk është e qartë se sa para janë marrë nga njerëzit dhe sa janë mbledhur, por policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të rikthejnë paratë, ndryshe do të akuzohen për vjedhje.