SHPËRNDAJE

Samsung Galaxy S20 Ultra është smartfoni më i fuqishëm që Samsung e ka lansuar ndonjëherë, pasi ka më së shumti memorie se smartfonët tjerë, si dhe ka më së shumti megapixel kamerash, nëse të gjitha mblidhen së bashku.

Inxhinierët i iFixit, e kanë hapur brendinë e smartfonit që kushton 1,236 euro dhe kanë sjellë të gjitha pjesët e imta, që e përbëjnë këtë smartfon.

Në materialin e shpërndarë, shihen të gjitha kamerat që i ka, përfshirë më të madhen me 108 megapixel, që përbëhet nga pixelët 9.5×7.3mm. Kamera me 48 megapixel, 4x fokus për telephoto, ka mundësi që të merr dritë të mjaftueshme dhe të realizojë fotografi në 90 shkallë.

Procesori me 12MB RAM, nuk është më i pëlqyeshmi ndërsa smartfonë, por është mjaft i fuqishëm dhe i dëshirueshëm nga shumica. Të gjitha këto pjesë janë të fuqishme, por iFixit ka gjetur një të metë mjaft të madhe, pasi është vështirë e riparueshme.

Numri shumë i madh i pjesëve përbërës dhe rikthimi i tyre në pjesët adekuate, ka bërë që kjo të jetë mangësia kryesore e telefonit. Kjo bëri që iFixit, ta vlerësojë me notën tre nga dhjetë, për mungesën e mundësive për riparim.