SHPËRNDAJE

Ministria e punëve të brendshme e Serbisë ka hapur konkurs për regjistrim të 480 policëve të ri.

Në këtë konkurs përfshihen 210 kandidatë për rrethin e shërbimit policorë në Beograd, 30 kandidatë në rrethin e Borit, në Valevë 40, 20 kandidatë për rrethin e shërbimit policor në Vranjë, 60 në Kikind, 30 në Subotic, 30 Pozharevc, 30 në Sremska Mitrovic dhe 30 kandidatë për rrethin e Uzhicës.

Kursi për kandidatë do të zgjasë 12 muaj,  ndërkaq kushtet e konkursit janë: që të jetë qytetarë i republikës së Serbisë, më së paku të ketë një vit vend qëndrim në territorin të shërbimit policorë ku konkuron, mos të ketë më pak se 18 vjet dhe më shumë 26 vjet, të ketë të kryer edhe shkollën e mesme dhe të mos ketë pengesa në siguri për pranim në mardhënie pune në Ministri. Kandidati duhet që të i përmbush kushtet shtesë në aspektin shëndetësorë, psikologjik për kryerjen e punëve policore.

Të drejt për pjesmarrje në konkurs kanë edhe personat të cilët nuk e kanë kryer shërbimin ushtarak si dhe personat të cilët e kanë kryer shërbimin ushtarak. Të drejt për konkurim kanë personat të cilët nuk e kanë të kryer provimin për patent shofer të kategoris B me kusht që ta kryejnë me afat prej tri vjetëve nga paraqitja e konkursit. Konkursin e zbaton komisioni të cilin e cakton Ministri i punëve të Brendshme. Paraqitja për konkurs me dokumentacionë bëhet në afat prej 15 ditësh nga dita e paraqitjes së konkursit nëpër stacionet policore në vendbanimet e kandidatëve. Kandidatët të cilët me sukses e kryejnë trajnimin marrin vërtetim me të cilin fitojnë mundësin për punësim në pajtim me ligjin, në Ministrin e punëve të brendshme për punë si praktikant për officer në shërbimin policor ku ka konkuruar. Gjithashtu kushtëzohet që me krijimin e vendit të punës të qëndroj në punë më së paku tri vjet në atë shërbim policorë.         
Pjesmarrësve gjatë trajnimit iu është siguruar akomodimi dhe ushqimi si dhe pajisjet për realizimin e përmbajtjes së mësimdhënies, sipas kontratës të cilën pjesmarrësi e nënshkruan me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Paraqitja për konkur me dokumentacion të nevojshëm dorëzohet në afat prej 15 ditëve nga dita e paraqitjes së konkursit ku data e fundit për paraqitjen në konkurs është data 25 Mars.

Të punësuarit në zyrat e Trupit Koordinues për Preshevë dhe Bujanoc do të ofrojnë ndihmë kandidatëve të interesuar nga këto komuna. /presheva.com/