SHPËRNDAJE

Pas shumë përpjekjeve për rregullimin e dokumentacionit, lejën e funksionimit, ujësjellësit, kanalizimit dhe infrastrukturës në tërësi, nga sot ky objekt do të jetë në funksjon.

Kryetari Komunës ka faleminderuar të gjithë bashkëpuntorët dhe udhëheqësit e institucioneve që bashkëpunuan për të arritur qëllimin e përbashkët, që banorët e fshatit Raincë të kenë tanimë degën e Biblotekës , të Entit Parashkollor, të Shtëpisë së Shëndetit dhe zyrat e Ofiqarisë dhe tani e tutje nuk do të kenë më nevoj të udhëtojnë në qytet, sepse shërbimet e tyre do të kryen në Raincë.

“Sot bashkë me qytetarët e Bashkësisë Lokale të fshatit Raincë bëmë hapjen e objektit multifunksional.
Pas shumë përpjekjeve tona për rregullimin e dokumentacionit, lejën e funksionimit, ujësjellësit, kanalizimit dhe infrastrukturës në tërësi nga sot ky objekt do të jetë në funksjon.
Dua ti faleminderoj të gjithë bashkëpuntorët dhe udhëheqësit e institucioneve që bashkëpunuam për të arritur qëllimin tonë të përbashkët, që banorët e fshatit Raincë të kenë tanimë degën e biblotekës, të Entit Parashkollor, të Shtëpisë së Shëndetit dhe zyrat e Ofiqarisë.
Banorët nga BL Raincë tani e tutje nuk do të kenë më nevoj të udhëtojnë në qytet, sepse shërbimet e tyre do të kryen në Raincë.” ka shkruar kryetari i komunës Shqiprim Arifi në rrjetin social, përcjell presheva.com.