SHPËRNDAJE

Në vend të kabinave për kontroll të udhëtarëve, në vendin ku duhej të ndërtohej kufiri LLojan-Miratoc, sot gjendet vetëm se një grumbull me dhe për pengimin e kalimeve.

“As ratifikimi i marrëveshjes në Kuvendin e Maqedonisë dhe Kuvendin e Serbisë nuk arriti të dëshmojë të kundërtën e asaj që kishte paraparë plaku vizionar nga Llojani i cili kishte deklaruar se ky vendkalim kufitar nuk do të hapet asnjëherë”.

Për banorët e fshatit Llojan kjo është një gënjeshtër e radhës.

“20-30 vite, sa do që thua. Se 20 vite na gënjejnë dhe vazhdojnë të na gënjejnë edhe sot. As kurrë nuk do ta hapin. Nuk e kanë në plan ta hapin”.

“Vetëm kur të mund të kalojmë atëherë besojmë se është hapë. Premtimeve nuk i besojmë”.

“Na thanë se do të hapet kufiri, por ja akoma nuk ka. Shpresojmë në të ardhmen të bëhet diçka”.

Kufiri Llojan-Miratoc është premtuar thuajse 20 vjet. Në çdo fushatë elektorale para banorëve të kësaj ane, zyrtarët e BDI-së madje këtë vendkalim e kishin vendosur në krye të prioriteteve. Për ngecjen e punës, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, si udhëheqës i procesit që ishte thotë se nga ana tyre gjithçka është gati dhe se përgjigjen e pyetjes: Pse nuk hapet kufiri, duhet ta kërkojmë në Serbi. Më 25 dhjetor të vitit kaluar Marrëveshja u ratifikua në Parlamentin vendas. Në të parashikohet që pika kufitare të funksionojë me kufizime verore dhe dimërore. Deri në hapjen e kufirit, BDI në programin zgjedhorë 2020-2024 parashikon ndërtimin e rrugës alternative Llojan-Tabanovc./ Adrian Kerimi/Alsat-M