SHPËRNDAJE

Me një postim në rrjetin social Facebook Nexhat Behluli njofton se kanë marrë iniciativen e ndërtimit të një shkolle në malësinë e Bujanocit, pasi që “shkolla” ishte në një shtëpi të një familje e cila këtë vit është kthyer nga Kosova për të jetuar përsëri në atë shtëpi që ishte e improvizuar si shkollë.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë.

Familjarë, Miq, Kolegë, Politikanë dhe gjithë ju Njerëzit i vullnetit të mirë që e doni Luginën e Preshevës s’bashku me Malsinë e Bujanocit.

Ju njoftojmë se me iniciativën e banorëve të fshatrave Suharnë dhe Novosellë të Malësisë së Bujanocit dhe kompania mediale SPEKTRI sot kemi filluar ndërtimin e Shkollës për nevojat e fëmijëve të këtyre vendëbanimeve shqiptare.


Pas kthimit të një familje në vendëlindje e cila për disa vite kishte jetuar në Kosovë, shtëpia e të cilëve shfrytëzohej si objekt shkollor, fëmijët e këtyre dy fshatrave ngelën pa hapësirë shkollore.

Ndërtimi i kësaj Shkolle me hapësirë modeste për shkak edhe numrit të vogël të nxënësve nuk do të kushtoje shumë dhe do të ndërtohet me vetë-kontributin e gjithë neve njerëzve të vullnetit të mirë, prandaj edhe bashkangjituni nismës tonë me kontributin tuaj modest!


I ftojmë të gjitha Bizneset private të Luginës së Preshevës të na ndihmojnë për ndërtimin e kësaj shkolle me artikuj të materialit ndërtimorë kush sa ka mundësi modeste kurse TV SPEKTRI do të ju shërbejë me marketing falas për një kohë të caktuar bizneseve tuaja.
Poashtu i ftojmë gjithë liderët politik dhe subjektet politike të Luginës së Preshevës që me vetëkontributin e tyre të ju bashkangjiten kësaj iniciative modeste si dhe gjithë njerëzit e vullnetit të mirë.


Deri në këtë fazë ndërtimi për fillim një faleminderim të veçant për ndihmën e ofruar me çmime të volitshme të materjalit dhe transportin falas po e veçojmë Ndërmarjen Private nga fshati Tërnovc “Cuki Company” me pronarin e saj dhe Humanistin e dalluar Bekim Salihu Beki. Mbetemi në pritje të Donatorëve të radhës. /shkruan Nexhat Behluli.