SHPËRNDAJE

Beogradi zyrtar është duke tentuar me cdo kushtë që të inskenojë situata të cilat do të paraqisnin si katastrofë humanitare në veri të vendit.

Lidhur me këtë cështje është deklaruar kryeministri, Ramush Haradinaj. Sipas shefit të ekzekutivit, ky inskenim prite të nis pas dy dite, shkruan Indeksonline

“Ne do t’i dekonsiporojmë këto projekte të tilla të çuditshme që s’i takojnë këtij shekulli. Ne e dimë se të enjten do ta aktivizojnë këtë skenar. Ekziston një tendencë me na detyru si Kosovë që mi mbyllë sytë para kontrabandës. Nuk do ta lejojmë këtë jo për shkak të ndonjë produkti ushqimore, por ata mund të fusin armë, drogë… Kemi pas raste kur policia është sulmuar me armë zjarri. Por do të përfëcohet rendi dhe ligji në veri”, ka deklaruar ai.

Ramush Haradinaj ne konference pas mbledhjes se qeverise

Gepostet von IndeksOnline am Dienstag, 25. Juni 2019

Ndryshe, autoritetet serbe kanë planifikuar që pas dy dite të sjellin ekipe televizive në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Zubij Potok të bëjnë xhirime me njerëz gjoja se të dëshpëruar, si nuk kanë bukë dhe si popullatës i ndahet bukë falas nga Serbia ndërsa popullata shtyhet dhe krijon tollovi për të marrë një bukë.

Janë gjetur 40 persona të cilët do të krijojnë tollovi dhe do të shtyhen për të ardhur deri te një bukë. Dhe e gjithë kjo të transmetohet në tv serbe.